Site icon PORTALB

Serbët bashkë mund të dalin forca e parë politike në Kosovë

Serbët mund të përfitojnë shumë nga dalja në zgjedhje

Serbët mund të përfitojnë shumë nga dalja në zgjedhje

Nëse serbët pajtohen të dalin në zgjedhje me një subjekt të përbashkët politik, mund të renditen të parët për nga numri i votave. Është gati 300 mijë trupa elektorale e atyre që janë brenda Kosovës, por edhe e serbëve që kanë statusin e refugjatit, e për të cilët Prishtina zyrtare është pajtuar që të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Partia më e madhe në pushtet, PDK-ja, në zgjedhjet e fundit kishte marrë saktësisht 224.339 vota.

Njohës të çështjeve elektorale shprehin dyshimin për një fluks të mundshëm elektoral të organizuar nga Serbia, e që do të mund të prodhonte një rezultat që nuk do të pasqyronte gjendjen demografike në terrën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Trupa elektorale serbe është më e madhe sesa numri i kosovarëve që në zgjedhjet e fundit ia kanë dhënë votën Partisë Demokratike- subjekt politik që e drejton kryeministri Hashim Thaçi.

Në zgjedhje mund të votojnë edhe mbi 200 mijë serbë që ndodhen jashtë kufijve të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit, në listat e votuesve kanë figuruar diku 39 mijë banorë me të drejtë vote, e që e popullojnë veriun. Në Leposaviq kanë qenë 16.730 të regjistruar, në Zveçan 8475 dhe në Zubin- Potok 7563.

Mitrovica në zgjedhjet e shkuara është trajtuar su njësi e vetme, prandaj nuk ka pasur një shifër për numërimin e vituesve të veriut që tash do të trajtohet si komunë me vete. Por vetëm është vlerësuar të jenë në këtë pjesë 7-8 mijë votues. Gati po kaq serbë kanë pasur të drejtë vote në lokalitete të tjera të Kosovës.Hashi

Mazllum Barali, ish kryeshef i KQZ-së, ka thënë se nëse serbët organizohen mirë për të votuar, mund të shkaktojnë rebalancë të cilën nuk mund ta imagjinojë 99 për qind e njerëzve që nuk e njohin problematikën e të zhvendosurve.

“Pra, mund të ketë të paraqitura dhe mund tëk etë numër më të madh sesa që janë atje”, ka thënë Baraliu. / Koha Ditore

Exit mobile version