Site icon PORTALB

Ministria e jashtme e Maqedonisë shpreh revoltën ndaj Greqisë

Raste të shumta të dëmtimit të veturave me targa të Maqedonisë janë regjistruar në Greqi

Raste të shumta të dëmtimit të veturave me targa të Maqedonisë janë regjistruar në Greqi

Ministria e Jashtme e Maqedonisë sot i dërgoi një notë proteste Zyrës ndërlidhëse diplomatike greke në Shkup, lidhur me rastet e shtuara të grabitjes dhe dëmtimit të tabelave të makinave të pushuesve maqedonas në Greqi. 

Ky reagim i është dërguar ambasadorit grek Haris Lalakos, ku shprehet reagimi lidhur me rastet e shtuara të dëmtimit të makinave me targa të Maqedonisë në territorin grek. Në këtë reagim ashpër dënohet edhe veprimi dhe parullat e organizatave ultranacionaliste greke kundër turistëve maqedonas në afërsi të pikave kufitare.

MPJ thekson se pret veprim konkret dhe përgjigje nga autoritetet grek lidhur me këto akte. 

Exit mobile version