Site icon PORTALB

KE: Maqedonia ndër pesë shtetet më të rrezikuara nëse ndërpritet gazi rus

Gazifikim

Gazifikim, ilustrim

Republika e Maqedonisë është njëra nga pesë shtete më të rrezikuara në Evropë, nëse Rusia ndërpres furnizimin me gaz për gjashtë muaj, tregon stres-testi që gjatë kësaj periudhe është zbatuar nga Komisioni Evropian për siguri dhe që sot e publikoi eurokomesari për energjetikë Ginter Ojtinger.

Pesë shteteve më të rrezikuara përveç Maqedonisë janë edhe Finlanda, Estonia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Maqedonia është e varur 100 përqind nga gazi rus dhe kjo do të thotë që amvisëritë që ngrohen me gaz do të mbeten në këtë kohë dimri pa nxemje.

Komisioni Evropian sugjeron që Maqedonia të sigurojë naftë të mjaftueshme, që në rast se ndërprite gazi atëherë të bëj zëvendësimin me naftë.

Exit mobile version