Site icon PORTALB

Gruevski përsosi mekanizmat për harxhimin e parave publike pa lënë asnjë gjurmë

Qeveria e RM

Qeveria e RM

E shoqëruar me parametra dobët ekonomik, për mbajtjen e një buxheti që për efekte propaganduese qëndron rënd mbi supet e qytetarëve, qeveria i rikthehet praktikës monopoliste duke mbajtur pozicione monopoliste të shumë organeve që nuk arrin të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me komunitete tjera qoftë të biznesit apo të sistemit bankar.

Në rrethana të tilla analistët ekonomik mendojnë se qeveria diskuton buxhete rekorde në kushte të një ekonomie që lëngon, por duke e mbajtur gjithmonë larg syve dhe mundësisë së deputetëve të pozitës apo të opozitës, mënyrën e alokimit të parave që më pas humbet në labirinte institucionale ku është vështirë të mbahet transparenca e harxhimit të parave qoftë edhe për ekspertët ekonomik.

Harxhimi jo transparent dhe jo racional i mjeteve të buxhetit të shtetit, që sipas vërejtjeve të shtruara në raportin e progresit  të KE-së për Maqedoninë është i barabartë me korrupsionin, është një paralele që tërhiqet edhe nga ish ministri i ekonomisë Besnik Fetahu.

Ai thotë për Portalb se nuk ka transparencë ne harxhimin  mjeteve të buxhetit dhe shpjegon format se qeveria me mënyrat e saj të veprimit e bënë harxhimin e parave publike shumë të pakapshëm për tu vëzhguar qoftë edhe nga ekspertët ekonomik.

“Buxheti miratohet nga ana e Parlamentit, gjoja se parlamentaret do te kenë qasje në të se si harxhohen mjetet. Buxheti është i grumbulluar në një pozicion dhe në këtë drejtim është shumë vështirë të kuptohet se si do të alokohen këto mjete. Qeveria sjellë mjetet për agjencinë për vendet jo ët zhvilluara, gjërat nuk precizohen se fondi i ndahet agjencisë e cila në bazë të projekteve të hartuara harxhon paratë larg mundësisë së vëzhgimit nga ana e deputetëve”, thotë Besnik Fetahu.

Fetahu thotë se deputetët nuk kanë qasje në harxhimet e parave publike për shkak të pozicioneve sintetike pamundëson që të vëzhgohet harxhimi i mjeteve. Qeveria me këmbëngulësi shkon të mbajë larg alokimin e mjeteve.

Deputete kanë qasjet të mjegulluara janë harxhimi i mjeteve irracionale, ku paratë lëvizin nga institucioni në institucion ku humbet qasja e deputetëve. Buxheti është shumë jo transparent. Fletë për ndërtimin e  ambulancave dhe spitaleve por nuk tregon se ku do të ndërtohen ato.

Të gjitha programet duhet të jenë dokumente që duhet të miratohen në Parlament. Të gjitha mjetet që sot shfrytëzohen për qëllime joproduktive janë mjete që harxhohen për target joproduktiv.

Përfaqësuesi i LSDM-së, Vanço Uzunov, thotë se Maqedonia nuk mund të përballojë një buxhet prej 3 miliard eurove sepse kjo qeveri nuk kapacitet për projekte reale.

“Buxheti në vitin 2015  që e propozon Qeveria nuk do të bëjë asnjë hap në drejtim të ndalimit të rritjes së varfërisë në vend. Ajo që deri në fund të vitit do të ritet, është vetëm borxhi publik. I gjithë projeksioni për Buxhetin është bërë sipas paramendimeve dhe parashikimeve dhe pa ndonjë logjikë. Ekonomia e Maqedonisë nuk mund të qëndrojë me një Buxhet prej tre miliard euro. Këtë e tregojnë vitet e kaluara. Kjo qeveri nuk ka kapacitet për projekte reale dhe kapitale që do ta përmirësojnë ekonominë e vendit”, deklaroi nënkryetari i LSDM-së Vanço Uzunov.

Ai shtoi se duke u ballafaquar me këtë gjendje ekonomike, Qeveria sërish kthehet në praktikën për parashikimin e rritjes së shkallës së TVSh-së deri ën fund të vitit, që më vonë mund ta realizojë. Kështu deri në vitin e ardhshëm është parashikuar ulje të TVSH-së prej 4 përqindve, gjatë inflacionit prej 2 përqindve, që në të vërtet do të thotë rritje prej 6 për qind.

 

 

 

Exit mobile version