Site icon PORTALB

Tetovë, gjashtë persona dënohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Fetsa e tifozeve tetovar te kombetares

Gjashtë persona janë sanksionuar për shkak të prishjes së rendit publik, bërtitjes me zë, sjelljes jo të përshtatshme, gjuajtje pa leje me mjete piroteknike etj, që ndodhën me 14 tetor rreth orës 22.30 në Tetovë.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se kundër pesë personave është ngritur urdhërpagesë për kundërvajtje sipas nenit 8 të Ligjit për kundërvajtje dhe prishje të qetësisë publike dhe një urdhërpagesë për shkelje të nenit 4 të pot ë njëjtit ligj.

Policia po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të involvuar në prishjen e rendit publik.

 

Exit mobile version