Site icon PORTALB

VMRO-Popullore kërkon të anulohet ligj për fëmijën e tretë

VMRO Popullore

VMRO Popullore

VMRO-Popullore kërkon të anulohet “ligj për fëmijën e tretë”, i cili përmes mbështetjes financiare inkurajon lindjen e fëmijëve.

VMRO-Popullore konsideron se ky ligj ka ndikuar në shtimin e komuniteteve të tjera, duke aluduar për shqiptarët, por jo edhe në shtimin e maqedonasve.

Kjo parti mendon se si pasojë e ndryshimeve demografike identiteti maqedonas është në rrezik.

“Gjatë kohës sa është në fuqi ky ligj, të dhënat statistikore për lindjen e fëmijëve tregojnë ndryshime katastrofale demografikë në dëm të popullit maqedonas. Ngaqë nga viti në vit këto tendenca po rriten metemp edhe më të shpejtë, identiteti maqedonas do të rrezikohet në të ardhmen e afërt nga pasojat e dëmshme të këtij ligji”, thuhet në kumtesën e partisë së ish-kryeministri Ljubço Georgievski.

Në të thuhet gjithashtu se, në kushte kur numri i maqedonasve po bie, është i pakuptimtë qëndrimi rigid i Qeverisë për të ruajtur emrin dhe identitetin e popullit maqedonas.

Ndaj kjo parti i bën thirrje VMRO-DPMNE-së të shqyrtojë idenë e anulimit të ligjit në fjalë.

Exit mobile version