Site icon PORTALB

Mot me vranësira, shi dhe erë

Parashikim i motit për sot

Parashikim i motit për sot

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira. Në pjesët veriperëndimore  dhe juglindore të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të ketë edhe përforcim të erës e cila do të jetë nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa do të jetë me intensitet më të lartë në vendet më të larta dhe malet.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 23 gradë Celsius.

Deri të shtunën paradite ende do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar veriore që do të kushtëzojë rënien e temperaturave, ndërsa edhe ulje të vranësirave gjatë ditëve të ardhshme.

Exit mobile version