Site icon PORTALB

Sërish përleshje e protestuesve me policinë në Turqi, të lënduar

Foto nga protestat

Foto nga protestat

Policia turke sot ka hedhur gaz lotsjellës dhe është shërbyer me topa uji për të shpërndarë qindra demonstrues në shehsin Taksim të Stambollit, me ç’rast janë plagosur katër veta. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, në treg sot ishin tubuar rreth 500 demonstrues, të cilët protestonin kundër qeverisë.

“Do të qëndrojmë derisa të fitojmë”, “Ky është vetëm fillimi, do të vazhdojmë të luftojmë” ishin disa nga parullat që u brohoritën nga demonstruesit. 

Vala e protestave nisi në qershor shkaku i prishjes së parkut Gezi e për ndërtimin e një qendre afariste-tregtare aty.

Exit mobile version