Site icon PORTALB

Mediat në mbrojtje të fëmijëve dhe të respektimit të simboleve shtetërore

 

Një risi e cila u paraqit në mënyrë selektive, vetëm tek nxënësit në shkollat ​​fillore në komunën e Aerodromit (nga 123 komuna në vend) në fillim të vitit shkollor ka tërhequr interesin e disa medieve, por asnjëra prej tyre nuk e ka hetuar plotësisht situatën.

 

Shkruan: Doc. Dr. Svetlana Veljanovska,  doktore e të drejtës ndërkombëtare

 

Çështjet që mediumet duhet trajtojnë me kujdes dhe ndjeshmëri janë ato që lidhen me të drejtat e fëmijëve në të gjitha fushat ku ata jetojnë dhe qëndrojnë gjatë gjithë ditës. Qëndrimi në shkollën fillore është pjesë integrale e këtyre të drejtave dhe përgjegjësive të fëmijëve të moshës shkollore apo sipas Ligjit tonë për arsimin fillor deri në moshën 16 vjeç (neni 58 paragrafi 1).

Një risi e cila u paraqit në mënyrë selektive, vetëm tek nxënësit në shkollat ​​fillore në komunën e Aerodromit (nga 123 komuna në vend) në fillim të vitit shkollor ka tërhequr interesin e disa mediumeve, por asnjëri prej tyre nuk e ka hetuar plotësisht situatën.

Bëhet fjalë për detyrim që ju imponua nxënësve të shkollave fillore në tetë shkolla në këtë komunë që – çdo të hënë para fillimit të orëve mësimore të dëgjojnë himnin kombëtar dhe të ngrenë flamurin në oborret e shkollave.

 

A U DEKLARUAN INSTITUCIONET KOMPETENTE?

Shumica e mediumeve këtë aktivitet e paralajmëruan si lajm të shkurtër protokollar, ndoshta i marrë nga shërbimi për informim të komunës:

„Nga ky vit shkollor, çdo të hëne në oborret e shkollave fillore do të ketë ngritje ceremoniale të flamurit dhe intonim të himnit kombëtar të Republikës së Maqedonisë. Flamuri do të ngrihet para nxënësve në ndërrimin e parë”.

Nga Komuna e Aerodromit bëjnë të ditur se ceremonia është futur me qëllim që nxënësit të zhvillojnë ndjenjën e patriotizmit dhe të rrënjosin ndjenjën e respektimit të simboleve shtetërore.

Ata shtojnë se në të gjitha tetë shkollat ​​në Komunën e Aerodromit janë vendosur shtyllat për këtë qëllim.“ Dnevnik, Brif, Netpres,

Kështu, siç shpallur, në drejtim të analizës së rregullave gazetareske ky artikull, në aspekt të përmbajtjes është mjaft i saktë. Megjithatë, çdo lexues që dëshiron të marrë më shumë informacion shtron disa pyetje themelore:

  1. Një aktivitet i tillë i nxënësve a është paraparë me statusin e shkollës?
  2. A është marrë vendimi nga udhëheqësia e shkollës (Bordi i shkollës, Këshilli i prindërve)?
  3. Nëse Ministria e shëndetësisë është konsultuar dhe është deklaruar për një aktivitet të tillë?
  4. A është konsultuar Ligji për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të RM?

Duke lexuar informacion, mund të konstatojmë se asnjë nga pyetjet nuk ka marrë një përgjigje pozitive. Pse?

 

ÇFARË THONË LIGJI DHE STATUTI I SHKOLLËS?

Në nenin. 21 të Ligjit për arsim fillor  shkruan, se në mes tjerash, Statuti i shkollës i rregullon  „…të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve…“. Nëse gazetarët do të kishin lexuar statutet e shkollave në këtë komunë, lexuesve të vetë do të mund t’ju tregonin nëse ky vendim është apo jo në pajtim me këto akte. Kështu mbetet vetëm një pikëpyetje e madhe, e cila e le publikun në hamendje, se nëse udhëheqësia e shkollës i ka tejkaluar ingerencat e veta ose është në kuadër të dispozita dhe rregullave të parapara.

Askund në tekste nuk mund të lexohet se Bordi i shkollës e sjell këtë vendim (ose së paku e ka përkrahur). Pse kjo është e rëndësishme të kontrollohet? Për arsye se në të njëjtin Ligj për arsim fillor janë përcaktuar përgjegjësitë e këtij organi edhe atë në mes tjerash:

Të miratoj statutin e shkollës fillore, propozojë programin vjetor për punë dhe raport për punën e shkollës fillore deri te këshilli i komunës, sjell program për zhvillimin e shkollës, sjell programin për standarde më të larta dhe programe tjerra ..

Këtu diku mund të vihen edhe këto përgjegjësi për të forcuar dhe zhvilluar ndjenjën e patriotizmit, si dhe të nxit ndjenjën e respektit për simbolet shtetërore si mund të lexohet në portalin plus Info

Dispozitat që i parasheh Ligji për arsim fillor duhet ti kontrollojë Ministria për arsim nëpërmjet Inspektoratit shtetëror dhe inspektorëve të autorizuar komunal. Askund në tekstet e Nova, Veçer, ekonomski lider  ose mediumet tjera nuk mund të lexohet se cili është qëndrimi i inspektoratit arsimor komunal të Komunës Aerodrom për këtë çështje. Gjegjësisht a është konsultuar, a është pajtuar dhe a ka dhëna leje për fëmijët të praktikojnë këtë aktivitet shkollor! Apo ka ndodhur pa lejen e organit gjegjës në Ministri.

Edhe një dilemë që ka secili lexues i këtyre përmbajtjeve. Nëse me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë është lejuar përdorimi i këtyre simboleve në këto raste?

 

KUR INTONOHET HIMNI KOMBËTAR?

Vetëm në një medium, Plusinfo , është cituar neni 26 i Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë, me çka rregullohet se në cilat raste intonohet himni kombëtar:

himni i Replikës së Maqedonisë mund të intonohet në festa, tubime politike, parada dhe manifestime tjera ceremoniale që zyrtarisht shënojnë ngjarje me rëndësi për njësitë e forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë dhe të qytetarëve të Maqedonisë, dhe takime ndërkombëtare, gara dhe tubime tjera (politike, shkencore, kulturore, artistike, sportive, etj) ku Republika e Maqedonisë merr pjesë zyrtarisht apo është paraqitur në pajtim me rregullat dhe praktikën e këtyre kuvendeve, varrimi i personave të Merituar të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, ose nga Republika e Maqedonisë tregohet respekt i veçantë në raste të tjera, nëse përdorimi i tij nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji”.

Përdorimi i himnit në këtë rast mund të përfshihet vetëm në pjesën e fundit, ku është i përdorimi i tij në “raste të tjera”, pasi që fillimi i javës së punës për nxënësit e shkollës fillore nuk mund të kategorizohen në asnjë prej mundësive të përcaktuara me ligj. Në njëjtin vend në nenet 13-24 mund të kontrollohet edhe përdorimi i flamurit të Republikës së Maqedonisë.

Legjitimiteti për ngritjen e flamurit dhe intonacionin e himnit mediumet e mbështesin vetëm në “komentet pozitive dhe lavdërimin nga prindërit që fëmijët nga mosha e hershme për të mësuar himnin kombëtar.

Indikative është deklarata e një prej këshilltarëve të Këshillit të Komunës së Aerodromit, e cila pretendon të jetë i befasuar, sepse një vendim i tillë nuk është bërë në një takim zyrtar të Këshillit të Komunës së Aerodromit. Asnjë nga gazetarët nuk ka pyetur Kryetarin e Këshillit të Komunës së Aerodromit, kur është bërë ky vendim dhe nga kush?

Vetëm në Plusinfo  qëndron informata se:

Këto ditë Avokati i popullit Ixhet Memeti do të shqyrtojë nëse intonacioni i himnit maqedonas në shkollat ​​fillore në komunën e Aerodromit është i ligjshëm dhe çfarë nxënësit kanë përfituar nga ky hap.  .

Nuk është vetëm avokati i popullit institucion që duhet të hulumtojë këtë rast. Përgjegjssinë më të madhe e Ministria e arsimit e cila duhet të kujdeset që shkollat të punojnë në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore. Nëse ka shkelje të statutit të shkollave, Ministria ka të drejtë të ndërpres realizimin e aktit me miratimin e vendimit e Gjyqit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë (Neni 169 nga  LAF).

Roli i mediumeve është të rikujtojnë institucionet për përgjegjësitë e tyre edhe në këtë rast.

Exit mobile version