Tetë veta janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Tetovë. Në këtë aksident janë ndeshur dy vetura njëra e tipit “Ford” që drejtohej nga 24 vjeçari M.R dhe “Jugo” që drejtohej nga 26 vjeçari R.V. Nga aksidenti janë lënduar dy vozitësit dhe bashkudhëtarët e tjerë katër të cilët ndodheshin në veturën “Jugo”.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Tetovës ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore . Tre prej të lënduarve janë ndalur për trajtim të mëtejshëm mjekësorë ndërsa të tjerët janë lëshuar në shtëpi.