Arbitri e ka ndalur ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, pas tensioneve në stadium. Në një njoftim thuhet se takimi është pezulluar deri në një njoftim të radhës.
Pak pa përfunduar pjesa e parë (42’), tifozët serbë kanë hyrë në fushë duke detyruar arbitrin e takimit të ndërpresë ndeshjen dhe të thërrasë të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes.
____________
Megjithatë, duket se ndeshja do të vazhdojë sonte, pasi futbollistët po kthehen në fushë.
Lojtarët shqiptarë akoma nuk i shohim në fushë, kurse ata serbë janë kthyer.
_____
Në stadiumin e Partizanit ka fluturuar një flamur me shqiponjë përmes GoPRO-s dhe më pas një futbollist serb e ka marrë atë dhe ka tentuar ta shqyejë, mirëpo kjo ka nxitur reagimet e shqiptarëve e më pas edhe sulmeve fizike.
Sulmohen futbollistët shqiptarë. Është nderpritet ndeshja në këto momente, serbët hedhin fishekzjarrë dhe mjete të forta.