Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku tetë vetë janë vrarë sot nga dy sulme të ndara.
Në provincën Logar janë vrarë 6 policë, ndërsa dy civilë janë vrarë pas një sulmi me bombë në kryeqytetin Kabul.
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme.
Këto dy sulme u bënë një ditë pas përleshjes së armatosur në provincën Sar-e-Pul, në të cilën janë vrarë 23 militantë dhe 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit./rel/