Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët juglindore. Paradite në disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri 26 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjajshëm, paradite me paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës mot me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 24 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të ketë mot kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë me mjegull paradite nëpër fushëgropa të caktuara. Nga fundi i javës do të ketë rritje të vranësirave me rreshje të kohëpaskohëshme lokale, ndërsa do të fryjë erë mesatare veriore, e cila do të shkaktojë uljen e temperaturës ditore për pesë deri gjashtë gradë Celsius dhe do të lëvizë prej 19 deri 22 gradë Celsius.