Teksas, konfirmohet rasti i dytë me ebola

Dyshimet se një punonjës shëndetësor në spitalin e Teksasit (SHBA) është infektuar me virusin vdekjeprurës Ebola, kanë rezultuar pozitive.

Ai e ka marrë sëmundjen, edhe pse kishte mjetet mbrojtëse, kohën kur është kujdesur për pacientin me Ebola në këtë spital, i cili vdiq javën e kaluar.

Departamenti i Shëndetësisë në Teksas, ka njoftuar më 12 tetor, se punonjësi shëndetësor, ka shfaqur shenjat e sëmundjes, me ç’rast ai është izoluar nga 10 tetori, për të bërë testet, të cilat rezultuan pozitive.

Shpërthimi i virusit Ebola, i përqendruar në Liberi, Guine dhe Siera Leone, ka vrarë mbi 4,000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button