Site icon PORTALB

Harta të reja turistike në pjesë të ndryshme të Strugës

Harta të reja për orientim të vizitorëve

Harta të reja për orientim të vizitorëve

Në përpjekje për t’ua bërë sa më të lehtë orientimin vizitorëve që vijnë për pushime në Strugë, Administrata Komunale së fundmi ka vendosur hartat e reja turistike në pjesë të ndryshme të qytetit.

Përgjegjësi për sektorin e turizmit në Komunën e Strugës, Naser Iljazi thekson për Portalb se në të gjithë pjesët më të frekuentuara të qytetit, në nëntë sosh, në tabelat ekzistuese janë vendosur harta të reja turistike.

“Edhe këtë vit ato do të vendosen në tabelat ekzistuese, ndërsa vitin e ardhshëm tabelat do të zëvendësohen me të reja. Vizitorët në Strugë, nëpërmjet tyre do të mund të orientohen më mirë në qytetin tonë”, thekson Naser Iljazi./Portalb

Exit mobile version