Site icon PORTALB

Caktohet seanca e parë për pyetje pa deputetët e opozitës

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski për më 30 tetor e caktoi seancën e parë për pyetje të deputetëve në përbërjen e re parlamentare, si kaluan 100 ditë nga formimi i Kabinetit të fundit qeveritar.

Konform dispozitave të rregullores, për parashtrim të pyetje të deputetëve konvokohet seancë e veçantë edhe atë të enjten e fundit të muajit vijues. Në seancë detyrimisht marrin pjesë kryetarët dhe

anëtarët e Qeverisë dhe bartës tjerë të funksioneve publike për të cilët është paralajmëruar se do t’u parashtrohen pyetje. Deputetët kanë të drejtë të shtrojnë më së shumti nga tre pyetje për kryeministrit, një anëtari të Qeverisë dhe bartësve tjerë të funksioneve publike përgjegjës para Kuvendit

Exit mobile version