Site icon PORTALB

Ndahet çmimi shtetëror „11 Tetori“ për vitin 2014

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot u nda çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore për vitin 2014. Në sferën e shkencës dhe arsimit çmimin e morën alergologu dhe pulmologu prof.dr. Dejan Dokiq dhe historiani dr. Zoran Todorovski, ndërsa në fushën e kulturës – muzicienti, dirigjenti dhe pedagogu Ramadan Shukri, doajenja e këngëve popullore të Maqedonisë Vanja Lazarova dhe akademikja Katica Qulavkova.

Çmimet ua dorëzoi akademiku, Mitko Maxhunkov, kryetar i Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror. Ai theksoi se pavarësisht asaj se çfarë është sjellja e botës ndaj nesh, ne botën tonë duhet ta ruajmë dhe ta lëmë më të bukur se që e kemi marr si dhuratë jetësore.

“Një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse e japim më të mirën prej nesh, siç është rasti me këto personalitete të shquara të cilët i dekoruam sot. Çmimet ndahen që të përkujtohemi se mbi ne ka diçka që na lartëson, që është më e rëndësishme se vetë ne. Ato janë veprat e personaliteteve të tilla të cilët e kanë vendosur jetën e tyre në vepra artistike dhe shkencore dhe që e kanë përçuar dhe e përçojnë zërin për ne deri te të gjitha katet e planetit tonë”, tha Maxhunkov.

Në emër të pesë fituesve të sivjetmë të çmimit “11 Tetori” u falënderua akademikja Katica Qullavkova, e cila tha se data e 11 Tetorit 1941 ka hyrë thellë në vetëdijen nacionale të Maqedonisë dhe siç tha, e ruan të freskët memorien e periudhës së historisë më të re të Maqedonisë, kur krijohet shteti bashkëkohor nacional dhe shoqëror i Maqedonisë dhe institucionet e saj.

Exit mobile version