Maqedonia shënon sot Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori.
Dita e sotme është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Për nder të kësaj feste, janë paraparë një sërë aktivitetesh dhe ceremonish, dhe ndër to edhe ndarja e Çmimit “11 Tetori”, në ambientet e Kuvendit.
Në mbrëmje, në Teatrin Popullor Maqedonas do të mbahet një akademi solemne nën kujdesin e presidentit Gjorge Ivanov.