Site icon PORTALB

Tetovë, theret me thike derisa qëndronte me të dashurën

Dje në Shkup është sulmuar me thikë një e mitur

I riu tetovarë është plagosur me thikë teksa ishte me të dashurën e tij nga Shkupi, kur papritmas dy persona i kanë shkaktuar tre plagë në trup.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më datën 2 të këtij muaji, rreth orës 5 në rrugën “Video Smilevski Bato”. I riu 25 vjeçar E.XH. ishte me të dashurën e tij E.R (24) nga Shkupi, kur papritmas erdhën dy persona B.I (34) dhe Z.V (19) me një makinë “Opel Kadet”, pasi e kanë sulmuar fizikisht E.XH, për një moment B.I ka nxjerrur thikën dhe ka goditur të riun duke i shkaktuar tre plagë në trup.

E dashura e të riut tetovarë ishte përpjekur për t’i ndarë nga rrahja, por edhe ajo mori plagë të lehta.

Dy personat B.I dhe Z.V kanë marrë padi penale për dhunë.

Exit mobile version