Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) ka realizuar një debat me akademik të njohur të vendit rreth raportit të fundit të progresit të Komisionit Evropian (KE).
Debati i udhëhequr nga zëvendës kryeministrin Fatmir Besimi ishte i mbyllur për mediat ndërsa nga kabineti i tij thonë se debate do të ketë edhe javëve në vazhdim me përfaqësues të sferave tjera e që janë të theksuar në raport dhe të cilët mund të kontribuojnë në zbatimin e reformave.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, theksoi se kryesore është që edhe në këtë Raport kemi rekomandim për fillimin e negociatave, me rëndësi kjo për thellimin e mëtutjeshëm të procesit të reformave. Kjo gjithashtu është edhe një konfirmim se zgjerimi mbetet në agjendën e Bashkimit Evropian. Qeveria, tha Besimi, seriozisht i qaset çdo gjetjeje të Raportit. Diskutimi me komunitetin akademik është veçanërisht i rëndësishëm për shqyrtimin e të gjitha rekomandimeve dhe ideve, për tema dhe aktivitete konkrete të cilat do ti ndërmarrim bashkërisht në periudhën e ardhshme.