Site icon PORTALB

Populli i Kosovës dhe etapat e integrimit të saj në termin ,,Kosova Laike’’

Besarta Xhoni

Besarta Xhoni

Populli i Kosovës? Kur përmendet ky emër sikur më rënqethet trupi, menjëher na kujtohen vështirësit që ka kaluar ky popull para një dekade, mjerimin, vuajtjen dhe gjithçka të keqe që mund të përjetojë një popull.

Të kujtojmë disa momente nga Lufta…

Ulëritma e britma deri në qiell, por edhe luftë deri në vet flijimin për të mos iu nënshtruar armikut, për të ruajtur nderin…Nuk janë trojanët që duan të luftojnë armikun…Janë gratë dhe vajzat shqiptare ato që me heroizmin dhe trimërinë u përballën me pushtuesin mizorë deri në flijim. Jo në një kohë të lashtë, por pak vite më parë. Nuk mbeti vajzë dhe grua e pafajshme pa u përdhunuar, çdo grua shtatzënë në mënyrë mizore është malltretuar duke ja nxjerrë fëmijën nga barku, duke ja prerë barkun para syve të familjarëve të saj, nuk mbeti burrë në shtëpi pa u marrë peng, pa u vrarë e pa u masakruar, trupat e shumicës prej tyre madje ende nuk janë gjetur…

Pas gjithë këtyre malltretimeve e vuajtjeve, si mund të jetë gjendja psiqike e mendore e këtij populli? Pastaj, të mendojmë një herë nga erdhi ky termi ,,Kosova Laike’’?

E dijmë të gjithë kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e Kosovës, po të mos ishin ata, ne nuk do ishim tani ‘‘sovran’’. Mendoni se ndihma e tyre ishte e pastër dhe pa kthim? Jo të nderuar… Ata çliruan Kosovën, në mënyrë që ta kenë në pëllëmbë të dorës, që ta kenë në mbikqyrje shtetin tonë për çdo zgjedhje parlamentare e presidenciale, krahas ‘‘demokracisë’’ që ne posedojmë, ata përsëri vendosin. Armët kimike që prodhon Amerika, testohen tek palestinezët, pikërisht tek një popull musliman i pafajshëm..Si qendra e Globalizimit njihet SHBA, dhe fatkeqësisht Globalizimi të shpien tek krishterimi,,, Mendoni se SHBA do ti donte muslimanët e Kosovës?Pas ndihmës në Luftën e Kosovës, një popull i traumatizuar mund të manipulohet e të manovrohet me të shumë lehtë drejt një populli Laik… Cila demokraci ndalon Shaminë nëpër shkolla? Cila demokraci lejon burgosjen e të gjithë Hoxhallarve? Është njejtë sikur një mjek të bënte një krim, dhe të burgosen të gjithë mjekët e Kosovës, të dëmtonte shëndetsin e popullatës,,në këtë rast të dëmtonte fejën islame….

Ndoshta nuk ka kaluar shumë kohë nga lufta, vetëm një dekadë, kujtimet i kemi ende të freskëta dhe mendimet e trubullta, por ne jemi njëpopull i shkolluar me shumë ambicje për jetë, dhe jam shumë e sigurtë se herët apo vonë  populli jonë do të jetë me plotkuptimin e fjalës SOVRAN, dhe do ti kthehet rrugës së vërtetë….

Exit mobile version