Marrëveshja me Kosovën, kushti i parë i BE-së për Serbinë

Pa marrë para sysh përparimin në të gjitha fushat, për Serbinë kushti kryesor për anëtarësim në BE mbetet zgjidhja e problemit ë Kosovës dhe parafimi i Marrëveshjes detyruese me Prishtinën. Nga vlerësimi për “kapitullin 35 të Kosovës” varet shpejtësia e negociatave në të gjitha çështjet tjera.

Në raport theksohet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura por edhe, njofton V.Novosti, transmeton Koha.net, duhet të fillojë epoka e re në normalizimin e marrëdhënieve” të cilat në fund do të kulmojnë me marrëveshjen ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Në kushtet e BE-së të cilat i përmend gazeta e Beogradit janë: Themelimi i Asociacionit serb të komunave, integrimi i policisë dhe i gjyqësisë, nxjerrja e dispozitave për rrjetin e gjyqeve në veri, mundësimi i pjesëmarrjes së Kosovës në forumet rajonale, fuqizimi i Fondit për zhvillimin veriut, marrëveshja për “parkun e paqes” në Mitrovicë, mbyllja e vendkalimeve ilegale në kufi dhe ndalja ndaj kritikave ndaj EULEX-it për shkak të proceseve ndaj serbëve.

Çështja e Kosovës është e ndërthurur pothuaj në të gjithë kapitujt.

harta

Lajme të ngjashme

Back to top button