DÇP u drejtohet ambientalistëve evropian për kaosin në Komunën e Çairit

DÇP i është drejtuar komisionit Evropian për ambientin me një letër, ku e informon Komisionin Evropian për kaosin që mbretëron në komunën e Çairit! Nuk mund të heshtim dhe t’ju themi shëmtimeve ambientale dhe degradimeve njerëzore se është në rregull, kur që e shohim se gjithçka është për çdo kritikë!

“Tallja që bëjnë institucionet me banorët e Çairit tejkalon normat e normales! Lejimi me qëllim i kaosit që mbretëron në Bit Pazar dhe Çarshi ku ky vend me shekuj ka qenë i vizituar nga tërë bota, ku ky vend dikur ishte atraksion për turistët dhe i mbrojtur nga UNESCO si vend me veçori historike të rralla është shndërruar në vend krimi dhe vjedhje institucionale! Ku personi që ka familjarë dhe miq në komunë uzurpon gjysmën e rrugës që eshtë e paraparë për këmbësorë! Dhe kjo e gjithë para “zyrtarëve” komunal! Ku makinat qarkullojnë lirshëm aty ku edhe njerëzit nuk kanë nga të ecin”, thuhet në komunikatën e  DÇP-së

Më tej në deklaratë thuhet: “Kemi kërkuar nga komisioni Evropian që ky kaos të ndërpritet dhe t’i kthehet çarshisë së vjetër dhe Bit Pazarit pamja të cilën e meriton! Kërkojmë nga zyrtarët e qytetit të Shkupit, nga zyrtarët e komunës Çair si dhe nga Qeveria e Maqedonisë që të ndalin këtë kaos në këtë vend me veçori historike! Kërkojmë që mos të preken kalldrëmtë në Bit Pazar, por ato të rregullohen, atje ku është vënë beton të hiqet ai beton dhe të vihen kalldrëmtë e kohës”!

Lajme të ngjashme

Back to top button