Ahmeti dhe Bushati diskutojnë mundësin e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, është pritur nga Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë zënë vend qendror në takim. Bushati ka shprehur mbështetjen e plotë të Qeverisë shqiptare për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë. Është biseduar edhe për çështjen e emrit dhe rolin që mund të bëjë Shqipëria lidhur me këtë çështje.

Kryetari Ahmeti dhe Ministri i Jashtëm shqiptar kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, Korridorin 8 dhe çështje të tjera me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë. Palët kanë diskutuar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive periudhën në vazhdim.

Gjatë ditës së sotme kryetari Ahmeti do të takojë kryeministrin Edi Rama, presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button