Janë duke u zhvilluar me intensitetin e paraparë punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me Tumçevishtin.Deri më tani është asfaltuar gjysma e rrugës, ndërsa brenda katër ditëve duhet të përfundoje komplet rruga, njofton komuna e Gostivarit.
Kjo rrugë konsiderohet shumë e rëndësishme jo vetëm për banorët e fshatit Çegran, por edhe për banorët e fshatit Forinë, Koritë dhe vendbanimeve tjera për shkak se do ti lidhen me magjistralen Gostivar – Tetovë.
Ky është një investim i komunës së Gostivarit që do të kushtoje mbi 18 milion denar