Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti gjatë kësaj fundjave do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Tiranë.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë vizitës pritet të takohet me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta si dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.