Xhihadistët rrëzojnë një helikopter ushtarak irakian
Një helikopter i ushtrisë irakiane është rrëzuar të mërkurën afër Baixhit, nja 200 kilometra në veri të Bagdadit dhe i gjithë ekuipazhi ka vdekur, kanë njoftuar një zyrtar dhe banorët.
Sipas një oficeri të ushtrisë, shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, por banorët e Seinijes, fshati ku është rrëzuar fluturakja, thonë se ajo është rrëzuar nga luftëtarët xhihadistë.
Forcat irakiane po luftojnë kundër organizatës “Shteti Islam” në rrethinë të rafinerisë së Baixhit që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur xhihadistët kanë nisur ofensivën e tyre në Irak.
Që prej atëherë, këta luftëtarë kanë marrë nën kontroll provinca të tëra dhe po e zgjerojnë territorin përballë një ushtrie të plogësht, e cila nuk ishte në gjendje të pengonte përparimin e tyre.