Sheqerinska: ‘Raport i regresit’
Partia më e madhe opozitare, LSDM, raportin e publikuar sot nga Komisioni Evropian e ka cilësuar si raport të regresit. ‘Raporti progresit këtë vit për Republikën e Maqedonisë është shndërruar në raport regresi”.
Kështu ka komentuar raportin e sotëm të KE-së për Maqedoninë, zv kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska.
“Raporti është dramatikishtë më kritik se ai i vitit të kaluar. Ky nuk është raport progresi por raport regresi. Kjo qeveri na shpie në qorrsokak”, ka deklaruar Sheqerinska./ Alsat-M