Site icon PORTALB

Xherdan Shaqiri pas Messit në “FIFA 14”

Pamja e kopertinës së videolojës "FIFA 2014"

Pamja e kopertinës së videolojës "FIFA 2014"

Pas sukseseve të shumta në fushë me Bayern Munihun në stinorin e kaluar, vjen suksesi i radhës për Xherdan Shaqirin.

Futbollisti kosovar do të jetë përkrah lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messi, në ballinën zyrtare të edicionit zviceran të videolojës së re “FIFA 14?.

Kompania “EA Sports” ka konfirmuar se videoloja do të dalë në shitje më 24 shtator 2013 në Amerikën Veriore, ndërsa 3 ditë më pas në Evropë.

“FIFA 14? do të jetë e disponueshme për platformat “Android”, “iOS”, “Nintendo 3DS”, “PlayStation 2?, “PlayStation 3?, “PlayStation 4?, “PlayStation Portable”, “PlayStation Vita”, “Wii”, “Microsoft Windows”, “Xbox 360? dhe “Xbox One”.

Exit mobile version