Qeveria ta tërheq ligjin për mediume

Në debatin publik për projekt-ligjin e mediumeve, i cili është në rend të ditës në Parlament, kryetarja e Sindikatës së punëtorëve të mediumeve, Tamara Çausidis, përsëriti qëndrimin e shumicës së gazetarëve se ligji i mediumeve duhet të tërhiqet.

“Nëse për propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizuele, arsyeja ishte se patjetër duhet të miratohet sepse është sipas standardeve evropiane, atëherë për këtë ligj nuk ka asnjë arsyetim pse e sjell qeveria. Nuk është e vërtetë se pa këtë lloj të ligjit gazetarët do të funksionojnë në paligjshmëri sepse në vendet tjera të Bashkimit Evropian nuk ka një ligj të tillë”, tha Çausidis.

Ajo shtoi se kur eskperti e ka shkruar ligjin nga modeli kroat dhe ai slloven,  ka haruar ta shkruajë edhe nenin për lirinë e të shprehurit.

“Nuk është e vërtetë se e forcon statusin e gazetarit, përkundrazi, definicioni i gazetarit është diskriminues për gazetarët të cilët nuk kanë arritur marrëveshje me punëdhënësin dhe i futë në një gjendje të varur të gazetarëve të lirë. Gjithashtu, kjo do të thotë problem edhe për marrjen e akreditimeve për ndjekjen e institucioneve dhe mundësi për shprehje selektive, sepse, njëjtë sikur në Bjellorusi, gazetarët do të ndahen në të drejtë dhe jo të drejtë”, tha Çausidis.

Për gjendjen në të cilën gjendet gazetaria në Maqedoni, e posaçërisht për lirinë e të shprehurit, ajo theksoi rrastin e burgosjes së Tomisllav Kezharovski, të cilit në mënyrë të shpejtë do t’i gjykohet dhe siç shihet, do të jetë i dënuar disa vite, vetëm pse ka punuar profesionin e tij me një ngjarje hulumtuese, si shkalla më e lartë e profesionit gazetaresk.

Lajme të ngjashme

Back to top button