Site icon PORTALB

Thaçi: Kosova në rrugë të mbarë drejt integrimeve Euro-Atlantike

Hashim  Thaçi

Hashim Thaçi

Sipas kryeministrit në largim të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kosova mirëpret Raportin e Progresit të BE-së për procesin e integrimeve evropiane.

“Presim që ky raport të jetë një reflektim real i një viti intensiv dhe të konfirmoj sukseset në procesin e përmbushjeve të kushteve përfundimtare për nënshkrim të MSA-së dhe procesin e liberalizimi të vizave”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, përveç kësaj, një sukses tjetër i Kosovës janë edhe organizimi më i mirë i zgjedhjeve që nga koha e pasluftës por edhe puna efikase në dialogun ndër-shtetëror për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Natyrisht, sfidat që mbeten do të adresohen me seriozitetin më të madh nga institucionet e reja të Kosovës të cilat duhet të formohen sa më shpejt. Kosova është në rrugë të mbarë për të ecur përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike sepse ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjitha partive politike kryesore në vend”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version