Varr masiv me serbë të vrarë në Gjakovë?

Prokuroria e EULEX-it në bashkëpunim me Prokurorinë e Serbisë po verifikojnë informacionet, se në fshatin Piskotë të Gjakovës mund të ketë një varrezë masive me serbë, të vrarë gjatë luftës.

Prokuroria Speciale për krimet e luftës në Beograd ka madje edhe lokacionin se ku mund të jetë ky varr masiv me serbë, transmeton B92, përcjell Koha.net.

Vihet në dukje se këta serbë mund të jenë viktima të luftëtarëve të UÇK-së në kampin “Likoc”.

EULEX-i ka urdhëruar me këtë rast që të bëhet zhvarrimi, autopsia dhe verifikimi i viktimave eventuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button