Kapet shpërndarësi i drogës në Ohër
Një 44 vjeçar nga Ohri me inicialet A.T ka përfunduar në polici dhe është shqiptuar masa e paraburgimit, pas kapjes së tij me lëndë narkotike.
I ndaluari po shiste drogë në sasi të vogla, kryesisht heroinë dhe se pas kontrollit të detajuar janë gjetur disa sasi të drogës, të llojeve kokainë dhe heroinë, të cilët i shiste me pakicë.
Po ashtu në shtëpinë e tij janë gjetur edhe materiale për përpunimin e lëndëve narkotike. Sasitë e ndryshme të drogës janë gjetur në disa pjesë të shtëpisë, që ishin fshehur.
A.T njihej si shpërndarës kryesor i drogës në rajonin e Ohrit.