Site icon PORTALB

Cuculi: Ademi do ta rrit cilësinë e futbollit (FOTO)

Cuculi, Ademi dhe Ibraimi

Cuculi, Ademi dhe Ibraimi

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, sot ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore për “EURO 2016”. Në stërvitjen e parë, prezent ishte edhe mesfushori tetovar Arian Ademi anëtar i Dinamo Zagrebit, i cili në dy ndeshjet e kaluara mungoi shkaku i lëndimit. Në kombëtare janë kthyer Muarem Muarem dhe Nikolla Gligorov.
Për herë të parë në ekipin reprezentacionit të Maqedonisë erdhi edhe mesfushori shqiptar Arian Ademi që luan tek Dinamo Zagrebi, i cili është prononcuar për media duke thënë se ndjehet mirë që Maqedonia është interesuar për shërbimet e tija dhe se do të tentojë të jep maksimumin.

Besart Abdurahimi Boshko Gjurovski dhe Arian Ademi

 

“Do të mundohem që ta arsyetojë besimin që kanë treguar kryesia e FFM-së që të jem pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë”, ka thënë Ademi i cili direkt nga aeroporti kishte udhëtuar për stërvitjen e parë me bashkëlojatërt e tij.
Për ndeshjen me Luksemburgun për “Portalb” është shprehur edhe mbrojtësi Ardian Cuculi, i cili tha se do të tentojnë që të dalin pozitiv në ndeshjen me Luksemburgun e më pas do të tentojnë të bëjnë më shumë edhe ndaj Ukrainës.

Agim Ibraimi dhe Argjend Ibraimi

Cululi me fjalë miradije ka folur edhe për ardhjen e Ademit në Maqedoni, duke thënë se do të jetë një ndihmë e madhe për reprezentacionin. “Vet fakti se ai është kapiten i Dinamo Zagrebit, tregon se Maqedonia ka fituar shumë me ardhjen e Arianit. Për kualitetet e tija nuk kemi se çka flasim pasi që tani edhe seleksionuesi kroat i kishte bërë thirrje për tu kthyer, pra me ardhjen e Arian Ademi, kemi rritur kualitetin dhe kemi cilësi të lartë dhe presim lojë më dinamike”, ka thënë Cuculi.

Ardian Cuculi, Agim Ibraimi dhe Muhamed Demiri

Ndeshjen e parë përfaqësuesja e Maqedonisë, do ta luaj në Shkup më 9 tetor me Luksemburgun, ndërsa tre ditë më vonë në udhëtim luan me kombëtaren e 24 në renditjen e FIFA-së, Ukrainën.

Për ndeshjen me Luksemburgun dhe Ukrainën seleksionuesi Boshkovski dhe ndihmësi i tij Argjend Beqiri kanë ftuar këta futbollistë shqiptarë: Ardian Cuculi (Partizani Tirana, Shqipëri), Arian Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Muhamed Demiri (St. Galen, Zvicër), Muarem Muarem (Qarabah, Azerbejxhan), Agim Ibraimi (Maribor, Slloveni), Besart Abdurahimi (Lokeren, Belgjika). / Portalb /

Exit mobile version