Site icon PORTALB

Zhernovski: Nuk është e sigurt nëse do të kandidohem sërish për kryetar të PLD-së

Andrej Zhernovski, LDP

Andrej Zhernovski, LDP

Kryetari i Komunës Qendër dhe njëherë kryetar aktual i Partisë Liberal Demokrate, Andrej Zhernovski,  ka deklaruar se ende nuk është i sigurt nëse do të kandidohet në kongresin e ardhshëm të partisë për funksionin e kryetarit.

Sipas Zhernovskit, presionet në Komunën Qendër ishin të shumta dhe për këtë shkak mendon që ti përkushtohet kryesisht funksionit të kryetarit të Komunës.

Ai tha PLD ka kuadër të mirëfilltë për këtë funksion.

“Është normale të ketë procedurë demokratike dhe po pres me padurim kongresin e partisë. Nëse do të kandidohem ose jo, mbetet të vendoset. Drejtimi i Komunës Qendër në këto kushte, ashtu siç e dini edhe ju si gazetarë, është specifik dhe kërkon përkushtim shtesë. Prandaj është kjo dilemë tek unë”, thotë Zhernovski.

Kongresi i PLD-së do të mbahet pranverën e ardhshme.

Exit mobile version