Hidhet shorti për rrethin e tretë të Ligës së Kampioneve

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për rrethin e tretë të kualifikueseve të Ligën e Kampioneve.

Edhe pse do të jetë mision i pamundur për kampionin e Maqedonisë, Vardarin, por në rast se do të eliminonte Steauan e cila do të vjen në Shkup me avantazh prej 3:0, atëherë në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues do të luante me fituesin e duelit FC Dinamo Tbilisi (GEO)/ EB/Streymur (FRO).

Ekipi i vetëm shqiptar, i cili merr pjesë në këtë garë prestigjioze, Skënderbeu i Korçës nëse do të kaloj në rrethin e dytë ekipin nga Azerbajxhani, Neftçi atëherë në rrethin e tretë do të takohet me fituesin e çiftit FC BATE Borisov (BLR) – FC Shakhter Karagandy (KAZ), ku ky i fundit ndeshjen e parë e fitoi me rezultat minimal 0:1. në ndeshjen kthyese për Skërnderbeun pritet të luaj dhe sulmuesi shkupjan, Muzafer Ejupi, pasi në duelin e parë shkaku i vizës ishte jashtë njëmbëdhjetëshit të parë në Baku.

Ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 30/31 korrik, ato të kthimit zhvillohen më 6/7 gusht.

Ballafaqimet e tjera:

FC Basel 1893 (SUI) v Győri ETO FC (HUN)/Maccabi Tel-Aviv FC (ISR)
Sligo Rovers FC (IRL)/Molde FK (NOR) v The New Saints FC (WAL)/Legia Warszawa (POL)
ŠK Slovan Bratislava (SVK)/PFC Ludogorets Razgrad (BUL) v FC Shirak (ARM)/FK Partizan (SRB)
FC Dinamo Tbilisi (GEO)/ EB/Streymur (FRO) v FC Steaua BucureÅŸti (ROU)/FK Vardar (MKD)
APOEL FC (CYP) v Birkirkara FC (MLT)/NK Maribor (SVN)
Celtic FC (SCO)/ Cliftonville FC (NIR) v IF Elfsborg (SWE)/FC Daugava Daugavpils (LVA)
FK Austria Wien (AUT) v FK Ekranas (LTU)/FH Hafnarfjördur(ISL)
HJK Helsinki (FIN)/JK Nõmme Kalju (EST) v FC Viktoria Plzeň (CZE)/FK Željezničar (BIH)
CS Fola Esch (LUX)/GNK Dinamo Zagreb (CRO) v FC Sheriff (MDA)/FK Sutjeska (MNE)

Lajme të ngjashme

Back to top button