Site icon PORTALB

Ronaldo dhe Benzema e mundën Bilbaon

Ronaldo - Benzema dyshja e golave te Reali

Ronaldo - Benzema dyshja e golave te Reali

Real Madridi arriti të shënojë fitore të lehtë në përballje me Athletic Bilbaon.

Mbretërit triumfuan 5:0 për ta vazhduar formën e tyre të mirë të ndeshjeve të fundit.

Cristiano Ronaldo e Karim Benzema ishin autorët e golave të këtij triumfit të Realit.

Portugezi realizoi ‘hat trick’ (3’, 55’ dhe 88’), teksa francezi pati dygolësh (41’ dhe 69’).

Me këtë fitore, Reali ka tubuar 15 pikë në pozitën e katërt në La Liga, katër më pak se Barcelona që kryeson.

Exit mobile version