VIDEO: Aqua Parku në Shkup hapet të dielën

Aqua Parku në Shkup do të hapet të dielën në orën 13:30.

Për momentin janë duke u testuar pajisjet me të cilat disponon Aqua Parku, që gjendet në anën veriore të qendrës sportive, menjëherë prapa hotelit “Aleksandar Palace”.

Në sipërfaqe prej 12.000 metrash katrorë janë ndërtuar 10 toboganë, pishinë për fëmijë, pishinë me valë, lumi dembel, ndërtesë administrative me restoran, tre kafe-bare, nyje sanitare, zhveshtore dhe ndihmë e parë. Nën objekt ka sistem bashkëkohor për filtrimin e ujit.

Në atraksionin e ri veror në Shkup do të punojnë 35 shpëtues. Aqua parku do të mundësojë edhe 40 vende të reja pune, për personat që do të punojnë në objektet hotelierike në kuadër të parkut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button