Site icon PORTALB

Dalin në ankand fotografitë e papublikuara nga dasma e Kennedy

John F. dhe Jacqueline Kennedy

John F. dhe Jacqueline Kennedy

13 fotografi origjinale të papublikuara më parë nga ceremonia martesore e John Kennedy me bashkëshorten e tij Jackie do të dalin në publik. Fotografitë që qëndruan në arkiva për vite me radhë do të dalin në ankand në Boston.

 

Në to shihen momente nga ceremonia e martesës së John Fitzgerald Kennedy dhe Jacqueline Kennedy. John dhe Jacqueline Bouvier u martuan 61 vite më parë, kur ai ishte senator i Massachussetts, por në vitin 1960 ai u bë presidenti i SHBA, më i famshmi në historinë e Amerikës. Ajo ishte gazetare e Washington Times-Herald dhe ishte 10 vjet më e re se bashkëshorti.

Pavarësisht se patën dy fëmijë nga martesa e tyre, çifti nuk ishte shumë i lumtur, kjo për shkak edhe të tradhtive të vazhdueshme të John, midis të cilave edhe marrëdhënia e tij me Marilyn Monroe. John Kennedy u vra në Dallas në 22 nëntor të 1963 teksa shëtiste qytetin së bashku me bashkëshorten.

John F. dhe Jacqueline Kennedy

 

Exit mobile version