Site icon PORTALB

Delegacion qeveritar uron BFI-në, mungon PDSH-ja

Musa Xhaferri ne BFI

Musa Xhaferri ne BFI

Pas faljes së namazit të Bajramit, në selinë e Bashkësisë Islame në Shkup kanë vijuar vizitat e zakonshme. Kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi e ka uruar një delegacion qeveritar i udhëhequr nga zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe ministri Bekim Neziri, si dhe kryetarja e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive fetare Valentina Bozhinovska. Edhe këtë Bajram kanë munguar vizitat nga partitë maqedonase VMRO DPMNE dhe LSDM, si dhe nga PDSH-ja opozitare. Zv/kryeministri Musa Xhaferi uroi që sakrifica dhe solidariteti që simbolizojnë Kurban Bajramin, të reflektojnë edhe në jetën e përditshme, njofton Alsat.

“Të gjithë shqiptarëve dhe myslimanëve kudo që janë, duke uruar që të ketë një refleksion tek të gjithë për sakrificë, solidaritet dhe për ndihmë njëri-tjetrit për të përballuar vështirësitë e jetës dhe problemet e përditshme. Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë, ju dëshirojmë që festat e ardhshme ti gjejnë familjet tona më të begata dhe më të harmonizuara”, u shpreh Musa Xhaferi, zv/kryeministër.

Exit mobile version