Site icon PORTALB

I infektuari me Ebola në SHBA, ndiqet penalisht nga autoritetet

Virusi

Foto ilustrim

Shtetasi i infektuar me sëmundjen e Ebolës në SHBA, po ndiqet penalisht nga autoritetet në Liberi. Kjo për faktin se ka gënjyer autoritetet në aeroport kur është pyetur për shëndetin dhe nëse ka patur kontakte  me të infektuar me këtë sëmundje.  

Me krizën e virusit vdekjeprurës të Ebolas në Afrikën Perëndimore, pasagjerët që lënë Liberinë janë të obliguar të përgjigjen nëse kanë pasur kontakte me dikë të infektuar.   

Raportohet se i infektuari i parë në SHBA kishte ndihmuar një grua shtatzënë të sëmurë e cila më vonë kishte vdekur nga sëmundja. 

Exit mobile version