Site icon PORTALB

Vetëm 1 përqind e qytetarëve testohen për HIV

HIV/SIDA

Në Maqedoni vetëm 1 përqind e popullsisë kryejnë testimet HIV, ndërsa prej tyre vetëm 0.25 përqind vullnetarisht kanë ardhur për testim.

Rritja e numrit të popullsisë që do të kryejnë testime në bazë vullnetare dhe trajtimi në kohë nga kjo sëmundje është vendimtare për të mbajtur nën kontroll infektimin nga HIV.

Nga Shoqata për ndihmë të personave që janë të infektuar me HIV thonë se janë hapur qendra për këshillim dhe testim si dhe dy laboratorë në lëvizje të cilat për çdo ditë në Shkup dhe 11 qytetet të tjera ofrojnë testim pa pagesë për HIV.

Ndryshe, për 5 javë në Maqedoni, janë regjistruar 5 raste të reja të infektuar me HIV. Numri i përgjithshëm i personave që vuajnë nga HIV/SIDA në Maqedoni është 31.

Exit mobile version