Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë bërë prindër për të parën herë, pasi aktorja gjatë të martës mbrëma ka sjellë në jetë një vajzë.
31-vjeçarja, e cila është e fejuar me Ashton Kutcher, raportohet se ka lindur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, krahas partnert të saj.
Burime kanë thënë për TMZ se dyshja, që filluan idhjen në vitin 2012 pasi 36-vjeçari u nda nga ish-bashkëshortja Demi Moore, kishin arritur në spital të vetëm dhe ishin drejtuar menjëherë në dhomën e lindjes.
Mila kishte kaluar 12 orë gjatë procesit të lindjes, pasi ata janë parë të futen në hapësirat e lindjes qysh mëngjesin e të martës.
Bukuroshja brune më herët kishte konfirmuar se ajo dëshiron të lindë në mënyrë natyrale. /Telegrafi/