Telefoni inteligjent Lumia 830 ka dalë në treg këtë javë dhe kushton 330 dollarë. Ky telefon shitet vetëm në disa dyqane të caktuara.
Lumia 830 u prezantua në panairin IFA 2014 që u zhvillua në Berlin. Ai përmban kamera PureView 10 megapikselë me optikët Zeiss dhe regjistruesit Rich. Telefoni ka trup prej metali dhe ekran 5 inç ClearBlack, ngjashëm me telefonin Lumia 930, vetëm se rezolucioni është 720 pikselë.
Procesori gjithashtu është Snapdragon 400 me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.2GHz, kartën grafike Adreno 305 dhe 1GB RAM. Ai operon me sistemin Windows Phone 8 dhe softuerin e fundit Lumia Denim. Lumia 830 ka 16GB hapësirë të brendshme, ofron mbështetje për kartën microSD, si dhe ofron edhe 15GB hapësirë në OneDrive./Tribuna/