Gjiganti teknologjik, Apple, raportohet se mund ta lansojë orën e saj të mençur, Apple Watch, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Uebfaqja nga Tajvani, Apple Daily, raporton se pjesët e pajisjes së mençur do të nisin prodhimin në janar, ndërsa përfundimin do ta kenë një muaj më vonë.
Quanta Computer thuhet të jetë partneri i vetëm i Apple-it në ndërtimin e orës.
Apple Watch, ishte shpalosur në muajin e kaluar përkrahë iPhonëve të rinj, por kompania nuk kishte specifikuar një datë për lansimin e saj.
Apple kishte konfirmuar vetëm se ajo do të vijë në fillim të vitit 2015.
Ora e Apple-it hyn direkt në luftë me rivalët me Android, Samsung Gear 2 dhe LG G Watch R.