Gena: Kush punon fiton
Stinën e vjeshtës mendon që ta fillojë me dy projekte muzikore që, sipas tij, do të jenë një tjetër sukses në karrierën e tij si këngëtar. Kështu të paktën ka thënë Gena, i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka folur edhe për lansimin e albumit, angazhimet gjatë stinës së verës dhe për shumë çka tjetër.
Hyri furishëm në skenën muzikore shqipe dhe menjëherë ka arritur që t’i rrëmbejë zemrat e shumë fansave . Është ky këngëtari Gena, i cili që nga debutimi i parë në skenë ka ardhur gjithmonë me projekte të reja të cilat kanë arritur që të jenë ndër këngët më të dëgjuara në skenën muzikore shqipe. Por, ai nuk mendon që të ndalojë. Në një bisedë për gazetën Tribuna, Gena ka konfirmuar që është duke punuar në realizimin e dy klipeve të këngëve të reja të cilat kanë dalë vetëm si audio. Ai gjithashtu ka theksuar se njëra këngë është solo kurse tjetra në bashkëpunim me reperin Ledri. “Kënga e parë është publikuar vetëm si audio para disa javësh, është një këngë solo të cilën e kam punuar me Edlir Begollin, po ashtu kësaj këngë mendoj që ta realizoj edhe me videoklip vetëm se nuk e kam zgjedhur ende produksionin i cili do të punojë klipin” ka shtuar ai.
Po ashtu, këngëtari ka theksuar se kënga e dytë që është në duet me reperin nga Kosova, Ledri Vula është punuar me të njëjtin bashkëpunëtor dhe ka theksuar se kjo këngë gjithashtu do të dal me klip. “Po, edhe kënga me Ledrin që quhet ‘Loçka’ do të realizohet me videoklip, kjo këngë është punuar me të njëjtit njerëz që kanë punuar këngën time solo. Së bashku me Ledrin e kemi lënë mundësinë e hapur për përzgjedhjen e produksionit që do përkujdeset për klipin” ka theksuar Gena. Ai ka treguar gjithashtu se në fund të vitit do të dalë edhe me albumin e tij për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje pasi dëshiron që të jetë surprizë për fansat e tij. “Albumi do të dal para festave të fund vitit, do të ketë shumë surpriza brenda tij, por nuk do doja t’i zbuloja sepse po pres momentin që t’i shpalosë detajet rreth gjithë punës në këtë album”, ka shtuar ai.
Një këngëtar e mban publiku
Gena ka treguar se ishte shumë i angazhuar në këtë verë me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme dhe ka theksuar se ishte i pranishëm nëpër të gjithë trojet shqiptare. “Kam pasur shumë mbrëmje si në Kosovë, Maqedoni dhe mund të them se jam i lumtur me faktin që fansat gjithmonë më kanë pritur mirë”, ka thënë Gena. I pyetur se si është ndarë me përfitime, këngëtari ka treguar se është i kënaqur me fitimet që i kanë sjellë mbrëmjet. “Fitimet kanë qenë të mira, dihet se kush punon fiton prandaj mund të them se jam i kënaqur me fitimet nga stinori” ka shtuar ai.
Gena ka folur edhe për rëndësinë e vlerësimit që publiku ia jep këngëtarëve dhe ka thënë se nëse publiku nuk e vlerëson punën e një këngëtari atëherë ai artist nuk ka pse të këndojë sepse nuk e ka asnjë destinacion ku mund të arrij. “Vlerësimet që publiku ja jep një artisti është gjëja më e rëndësishme për të sepse nëse një artist nuk vlerësohet atëherë ai nuk asnjë të ardhme në karrierë” ka pohuar Gena. Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për synimet e tij në karrierë dhe ka thënë se ai synon të arrij shumë larg. “Si çdo njeri tjetër, synojë me të mirën sepse jam duke punuar shumë prandaj mendoj që në një të ardhme të arrij shumë larg” ka thënë për fund të intervistës këngëtari./Tribuna/