Site icon PORTALB

6 vendet që ju kurrë nuk mund t’i vizitoni

A e dini se ju nuk mund të shkoni apo vizitoni çdo vend.Më poshtë do t’ju rendisim disa prej vendeve më të njohura në botë, që janë të mbyllura për publikun.

1. Ishulli i gjarpërinjve – Brazil

Në këtë ishull banojnë rreth 4 mijë gjarpërinj më vdekjeprurës në botë. Ky fakt bën që të mos shkoni atje edhe nëse nuk është e ndaluar nga qeveria braziliane.

2. Instituti Uajldstajn – Paris, Francë

Miliarderi Gaj Uajldstajn dhe familja e tij posedojnë disa prej veprave më të mira të artit në botë, por për fat të keq, koleksioni i tyre është i mbyllur për publikun.

3. Dulçe Baza – Meksikë e Re, Amerikë

Ky vend nuk është i hapur për publikun. Teoritë konspirative e llogarisin si shtëpi të jashtëtokësorëve.

4. Ishulli Pllam – Nju Jork, Amerikë

Ky ishull është shtëpi e Qendrës për sëmundjen e kafshëve, kështu që është i siguruar nga Departamenti i sigurisë në Amerikë.

5. Dhoma e Fildishtë – Rusi

Para se të zhduket në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Dhoma e Fildishtë është llogaritur çudia e tetë botërore. Çfarë ka ndodhur në të, mbetet mister.

6. Faltorja në kishën e Shën Mërisë së Virgjër në Sion – Aksum, Etiopi

Llogaritet që në këtë faltore gjenden gjëra të rëndësishme, detajet e të cilave gjenden në Dhjatën e Vjetër. Mund ta vizitoni kishën në Sion, por hyrja në faltore është e ndaluar.

Exit mobile version