Site icon PORTALB

Oda ekonomike do të trajnojë kompanitë për aplikim në projektet evropiane

Oda Ekonomike e Maqedonise

Oda Ekonomike e Maqedonise

Trajnim për përgatitje dhe aplikim në projektet evropiane, njohje me Programet e reja evropiane 2014-2020 të arritshme për kompanitë dhe mundësitë për pjesëmarrje dhe përgatitje të projekteve të financuara evropiane, organizon Oda ekonomike e Maqedonisë.

Trajnimet, ashtu siç kumtojnë nga Oda, inicohen nga përvoja e deritanishme në punën e BE-së si dhe me lloje të tjera të fondeve dhe fondacioneve, nga e cila është konfirmuar se krijimi I kapaciteteve për absorbim të këtyre fondeve ka kuptim thelbësor për sektorin e biznesit.

Seminari ofron dituri teorike dhe praktike të cilat janë të zbatueshme në organizata më të ndryshme dhe është destinuar për sektorin privat, universitetet, organizatat joqeveritare.

Exit mobile version