Site icon PORTALB

Ademi: PDSH nuk i shërben interesave kombëtare, emërimi i Flora Kadriut në KS jo legjitim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, formimin e  Këshillit të Sigurimin nga ana e Presidentit të Shtetit, Ivanov dhe përbërjen e re të këtij Këshilli e ka vlerësuar si shfaqje teatrale duke emëruar njerëz që nuk kanë legjitimitet dhe as janë kompetent.

“Me këtë vendim doli në shesh Marrëveshja për koalicion dhe përkrahjen e kandidatit jo-konsensual. Kjo u realizua me vonesë, prandaj incidenti i inskenuar në Parlament nga PDSH-ja ishte me qëllim që të bëj presion që kjo edhe të realizohet.  Jemi të bindur që PDSH pas kësaj do të kthehet në Parlament, sepse realizoi qëllimin e saj dhe dëshmon që nuk u shërben interesave kombëtare, por atyre partiake dhe grupore. Kujtojmë Gjorge  Ivanovin se situata e sigurisë nuk është shfaqje teatrale dhe serial spanjoll që të emërojë njerëz pa legjitimitet dhe jo kompetent. Vardisja e ulët e Flora Kadriut në fushatën zgjedhore u tregua se ishte për qëllimepersonale”, deklaroi Abdilaqim Ademi, BDI, transmeton Alsat.

Exit mobile version