Nga Brukseli kanë qarkulluar informacione dhe burime të ndryshme diplomatike, duke kumtuar lajme pozitive dhe negative për Shkupin, kryesisht për qeverinë e vendit.
Maqedonia më 8 tetor do të marrë rekomandimin e radhës për të gjashtën herë për nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.shkruan NOVA.
Sipas portalit, rekomandimi do të përmbajë kualifikime dhe vërejtje për përmirësimin e performancës së demokracisë në vend, edhe ate deri në muajin dhjetor, kur do të shqyrtohet më pas gjendja nga Këshilli Evropian.
Por nga ana tjetër, paralajmërohet edhe vendimi për tërheqjen e rekomandimit për nisjen e negociatave, mirëpo ky vendim do të ishte për herë të parë i sjellur në planin e integrimeve evropian dhe se do të përbënte rrezik për destabilizimin apo përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.